Loading…

Politologu nga Shqipëria: Albin Kurti ka tiparet e një diktatori, sulmon shtetin e policinë

  • 13/10/2019 | 21:11

Politologu nga Shqipëria: Albin Kurti ka tiparet e një diktatori, sulmon shtetin e policinë

olitologu nga Shqipëria, Adri Nurullari, ka thënë së Albin Kurti ka përdorur gjithë energjinë e tij për ta sulmuar shtetin. Sipas Kurti ai ka tiparet e diktatorit.

“Kurti është shumë inteligjent, shumë elokuent shumë i palodhur me një pakt, me një aftësi bindëse, problem është se këto tipare janë të një diktatorit të një personit autoritar, asesi e përdor energjinë pozitive me sulmu shtetin e policinë”, ka thënë Nurullari.

Për Nurullarin, Kurti nuk është i parrezikshëm, por fati i vendit, sipas tij, është që ia nuk fitoi shumë vota.

“ Kurti fatkeqsishtë e ka përdorur energjinë e tij si një lider tipik autoritar i cili i ngjan me pikat e veta populliste klasike, prania e një lideri karizmatik ka aftësinë që të mobilizoj turma që janë organizata pa një strukture të fortë”, ka vazhduar Kurti.

Analisti nga Shqipëria ka thënë lëvizjet e tilla majtiste në botë kanë fituar përqindje të larta dhe Kosova është me fat që Vetëvendosja nuk ka dalë e tillë.

“ Kemi shpëtuar mirë se në vendet tjera këto lloj lëvizjesh ka pas përqindje të mëdha, shikojmë ekstremizmin e djathtë të partisë në Austri e Holandë, kanë korrur sukses kështu që duhet thënë se as Kosova nuk ngelet imune”.

InDoks në këtë emision ka realizuar një profil të kryeministrit në ardhje, Albin Kurti që kur ai u shfaq në publik, rrugëtimin e tij në politikë jashtë dhe brenda institucioneve, si dhe zigzaget e tij përgjatëaktivizimit nga një idealistë i pakompromis në një politikan pragmatik makiavelist. Nga tërheqja zvarrë e një lope nga aktivistët e tij, deri te vendosja me zell e kravatës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë