Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes rrejtit social Facebook, ka njoftuar se Polonia mbështet vendosmërisht Shqipërinë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Rama ka folur për vizitën e kryeministres së Polonisë, Beata Szydlo në Shqipëri.
“Sot me kryeministren e Polonisë Beata Szydlo, për të thelluar marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Polonisë,” ka shkruar kryeministri Rama.
“Polonia mbështet vendosmërisht vendin tonë në rrugën e integrimit të plotë në Bashkimin Evropian dhe kryeministrja polake sot nënvizoi progresin e madh që ka bërë Shqipëria në këtë rrugë”, ka shkruar Rama./gazetametro.net