Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, nuk u kursye në sfidën e fundit që i ka ndodhur me Bashkimin Europian, kërcënimin me sanksione, duke ju kërkuar që t’i tërheqin ato pasi po rrezikojnë eskalimin duke detyruar Poloninë të shqyrtoj strategji tjetër, transmeton Gazeta Metro.
Gjykata Europiane kishte vlerësuar se këshilli disiplinor për gjykatësit është institucion ilegal në Poloni. Morawiecki njoftoi para Parlamentit Europian se ky këshill do të shuhet deri në fund të këtij viti por pati ca paralajmërime të veta për Komisionin Europian.
Sipas tij Komisioni Europian duhet të anulojë vendimin për gjoba ditore ndaj Polonisë për moszbatimin vendimin e gjykatës më të lartë europiane në lidhje me ndryshimet në gjyqësorin polak.
“Kjo do të ishte gjëja më e mençur që do të mund ta bëjnë. Pasi atëherë nuk do të flisnim me njëri tjetrin me revole të drejtuara në kokën e njëri tjetrit.”
Gjykata kushtetuese këtë muaj kishte gjykuar se vendimet nga një institucion jashtë Polonisë nuk ka supremacinë mbi kushtetutën polake. Kjo zënkë e fundit me qeverinë polake rreth siç e konsiderojnë BE ndikimit më të madh politik mbi gjykatat kishte shtyrë miratimin e mbi 36 miliardë euro fonde të BE’së të ndara për Poloninë për rimëkëmbje nga pandemia.
Kryeministri polak Morawiecki tha se “ këto para do t’i marrim herët a vonë. Sa më vonë që t’i marrim, kjo do të forcojë dëshminë tonë se qasja e Komisionit Europian është diktatoriale. Nuk do të dorëzohemi dhe nuk kemi synim të heqim dorë nga sovraniteti ynë për shkak të presionit të Brukselit” ka paralajmëruar Morawiecki.
Këto komente të kryeministrit erdhën pasi Polonia fitoi pak territor në këtë zënkë pas vendimit unanim të refuzimit të supremacisë së ligjit të BE’së, që zhvlerëson rendin ligjor të unionit 27 anëtarësh. Derisa liderët e bllokut po diskutonin këtë çështje në samitin e javës së kaluar, shefat e mëdhenj të bllokut, në krye me Angela Merkel dhe Emmanuel Macron bënë thirrje për përmbajtje./gazetametro.net