Loading…

Polonia vendos se kushtetuta e saj ka supremaci ndaj ligjeve të BE’së me të cilat nuk përputhet

  • 07/10/2021 | 19:06

Polonia vendos se kushtetuta e saj ka supremaci ndaj ligjeve të BE’së me të cilat nuk përputhet

Gjykata Kushtetuese e Polonisë ka vendosur se disa ligje të Bashkimit Europian janë në konflikt me kushtetutën e vendit, e që përbën një sfidë serioze të një prej parimeve kryesore të integrimit europian, transmeton Gazeta Metro.


Tribunali i kushtetues vendosi se disa dispozita të traktateve të BE’së dhe disa vendime të gjykatës së BE’së mund të jenë në kundërshti me ligjin më të lartë të Polonisë. Dy prej gjykatësve kundërshtuan vendimin e shumicës.

Partia nacionaliste që qeverisë në Poloni, Ligj dhe Drejtësi, është e përfshirë në një varg mospajtimesh me BE’në për disa çështje mes të cilave janë gjykatat, liria e mediave dhe të drejtat LGBT. Rasti që po shqyrtohej nga kushtetuesja polake i referohej ndryshimeve në sistemin gjyqësor nga qeveria e tanishme.

“Supremacia e ligjit kushtetues mbi të tjera burime të ligjeve rezulton drejtpërdrejtë nga Kushtetuta e Republikës së Polonisë” ka shkruar në rrjetin social Twitter zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller. “Sot kjo është ka konfirmuar qartë nga tribunali kushtetues”.

Gjykata ka shpjeguar se anëtarësia e vendit në BE dhe nënshkrimi i traktateve nuk është e barasvlershme me dorëzimin e autoritetit suprem ligjor BE’së dhe nuk do të thotë se Polonia ka zhvendosur sovranitetin tek BE.

Kritikë kanë paralajmëruar se sfida ndaj epërsisë së ligjeve të BE’së jo vetëm që rrezikon ardhmërinë afatgjatë të Polonisë në union por edhe stabilitetin e vet bllokut europian./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë