Loading…

‘Pompeo 2024’: Multikulturalizmi s’ka të bëjë me Amerikën

  • 22/01/2021 | 15:38

‘Pompeo 2024’: Multikulturalizmi s’ka të bëjë me Amerikën

Një ditë para inaugurimit të tani Presidentit Biden, ish Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo, në llogarinë zyrtare e tij në rrjetin social ka ngritur një çështje të nxehtë në SHBA që ka zemëruar krahun e të majtëve dhe demokratëve amerikanë, transmeton Gazeta Metro.


Diversiteti dhe multi kulturalizmi paraqiten si pasuri në shoqërinë bashkëkohore amerikane nga ana liberale e shoqërisë. Të njëjtin mendim e kanë edhe ata më konservatorë, por duke e shtuar edhe kontekstin e mëparshëm të shkrirjes e pasurimit në një kulturë.

Këtë e potencoi edhe Pompeo duke zemëruar palën liberale një ditë para inaugurimit të presidentit Biden më liberal sipas tyre, dhe ish shefit të tij më të ashpër e më pragmatik ndaj imigrimit, Donald Trump.

“Multikulturalizmi, të gjitha këto izme  -këto nuk janë ajo që është Amerika. Ato shtrembërojnë themelimin tonë të lavdishëm dhe gjithë atë që ky vend është. Armiqtë tanë i fryjnë këtyre ndasive pasi e dinë se na bëjnë më të dobët” ka deklaruar Pompeo.

Pompeo ka pasur një karrierë të suksesshme më parë si shef i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës dhe pastaj si Sekretar i Shtetit në administratën Trump. Ai ka theksuar sigurinë kombëtare amerikane gjatë mandatit të tij, dhe në fjalimin e fundit të tij si zyrtar ka theksuar këtë multikulturalizmin dhe korrektësinë politike si armë në duart e autoritarëve, të fshehur si drejtësi morale.

Ai ka theksuar Projektin 1619, një nismë fituese e çmimit Pulitzer e revistës së The New York Times Magazine që ka “synim të vë rishkruajnë historinë e vendit tonë duke vendosur pasojat e skllavërisë dhe kontributin e afrikano amerikanëve në qendër të narracionit tonë kombëtar.”

Ky projekt “1619” është kritikuar nga shumica e historianëve amerikanë për pasaktësinë e tij historike dhe mangësitë faktike.

Pompeo pëshpëritet se ka ambicie që të garoj për president në zgjedhjet e 2024’s nga radhët e republikanëve dhe këtë po e shohin në krahun tjetër si lajka ndaj votuesve më konservator të Trump.

Donald Trump gjerësisht konsiderohej se do të garonte përsëri për president, por pas 6 janarit kjo duket më pak gjasa. Po ashtu mosha e tij mund të jetë çështje.

Pompeo është vënë në shënjestër të atyre që quhen krahu liberal por gjatë katër viteve kanë vepruar në të kundërt të këtyre parimeve duke adoptuar taktika të të majtës ekstreme. Kjo është shenjë se ai po konsiderohet një kundërshtar i mundshëm që duhet diskredituar tani./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë