Loading…

Pompeo: 6 ‘media’ kineze në Amerikë do të përcaktohen si ‘misione të huaja’

  • 21/10/2020 | 19:48

Pompeo: 6 ‘media’ kineze në Amerikë do të përcaktohen si ‘misione të huaja’

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha të mërkurën se Departamenti i Shtetit do t’i përcaktojë veprimatrinë e gjashtë kompanive kineze të medias në SHBA si “misione të huaja”. Sekretari amerikan Pompeo i quajti ato mjete propagande të varura nga Partia Komuniste e Kinës, transmeton Gazeta Metro.


Pompeo tha gjithashtu gjatë një konference shtypi në Departamentin e Shtetit se të premten Shtetet e Bashkuara do të fillojnë një dialog mbi Kinën me Bashkimin Evropian.

Sekretari Pompeo nuk i përmendi emrat e mediave kineze. Departamenti i Shtetit i quajti mediat kineze mjete propagande dhe të varura nga Partia Komuniste e Kinës.

Ky është një tjetër hap i SHBA për të frenuar aktivitetin kinez në Shtetet e Bashkuara në prag të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, ku presidenti Trump e ka bërë qëndrimin e ashpër ndaj Kinës një temë kryesore të politikës së jashtme.

Departamenti i Shtetit u kishte kërkuar më parë mediave kineze të regjistroheshin si “misione të huaja” dhe njoftoi në muajin mars se do të shkurtonte numrin e gazetarëve që lejohen të punojnë në SHBA nga 160 në 100.

Shtetet e Bashkuara thanë muajin e kaluar se do të kërkonin që diplomatët e lartë kinezë të marrin miratimin e Departamentit të Shtetit para se të vizitojnë kampuset universitare amerikane ose kur zhvillojnë aktivitete kulturore me më shumë se 50 persona jashtë mjediseve të misionit.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë