Loading…

Pompeo: Izraelit ndoshta do t’i duhet të sulmojë Iranin për shkak të lëshimeve të SHBA’së

  • 13/10/2021 | 18:26

Pompeo: Izraelit ndoshta do t’i duhet të sulmojë Iranin për shkak të lëshimeve të SHBA’së

Ish Sekretari i Shtetit Amerikan, Mimke Pompeo, ishte mjaft i ashpër ndaj admisnitratës së tanishme amerikane që synon t’i kthehet marrëveshjes bërthamore JCPOA me Iranin, nga e cila u largua ish administrata Trump. Në Jerusalem Pompeo shtoi edhe se veprimet ushtarake janë mjeti i fundit që nuk janë në interesin më të mirë e askujt, transmeton Gazeta Metro.


Një veprim ushtarak i Izraelit  si mjet i fundit kundër Iranit është rreziku shkaku i butësisë së Amerikës që trimëron Republikën Islamik, tha ish sekretari amerikan Pompeo në konferencën diplomatike të organizuar nga gazeta izraelite The Jerusalem Post.

Pompeo mbrojti vendim e administratës Trump për t’u tërhequr nga Joint Comprehensive Plan of Action (JCPOA), i njohur si marrëveshja e bërthamore e Iranit në vitin 2018, duke theksuar se politikat e adoptuara e bënë botën më të sigurt nga regjimi i Iranit.

“Ne ju ndaluam resurset, ju ndaluam dhe mundësinë që të zhvillojnë kapacitete përtej kërcënimit jashtë Gjirit Persik” tha ai. ”Sulmi ndaj Qasem Soleimani dëshmoi vullnetin tonë për të mbrojtur interesat amerikanë në gjithë botën. Puna në të cilën u përfshimë do ta parandalonte Iranin të arrinte tek armatimi bërthamor.”

Në fjalimin e tij të shtatorit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, ka deklaruar se SHBA synon t’i kthehet marrëveshjes JCPOA.

“Administrata e tanishme dëshiron të rikthehet në marrëveshje, një më e gjatë, më e mirë, më e rreptë? Mirë, unë them le të jetë një më afatgjatë, një shumë më e mirë edhe më e rreptë se aq’” tha Pompeo.

Sikur administrata Trump të mbetej në detyrë për një vit apo dy, bashkëpunimi mes tij dhe Izraelit do të mund të parandalonte përparimin bërthamor iranian tha ai.

“Ne kurrë nuk do të lejonim që Irani të arrinte tek arma bërthamore në kohën tonë” shtoi ai.

Pompeo nuk u ndal me kritika ndaj administratës Biden edhe sa i përket qasjes dhe kthimit në “parimin fals se Izraeli është një okupator ilegal” dhe ju bëri thirrje izraelitëve t’i kundërvihen këtij narracioni, të cilin e vlerësoi si shtytësi kryesor i antisemitizmit modern dhe e pagëzoi si “rrena e okupimit”.

“Okupimi është term ligjor definicioni i të cilit nuk mund të aplikohet ndaj shtetit të Izraelit sipas ligjit” duke shtuar se mbështetja e SHBA’së për Izraelin është një shprehje e patriotizmit amerikan.

“Ne duam diskutim legjitim në politikë, jo shpifje dhe retorikë fyese që skuadra antisemite kanë dëshirë t’i hedhin” duke ju referuar majtistëve në radhët e Demokratëve amerikanë që udhëheqin me përpjekjet për të hequr financat për “Mburojën e Hekurt” në Kongresin Amerikan.

Pompeo vazhdoi më tej duke shtuar se hapja e Konsullatës Amerikane për Palestinezët në Jerusalem është një “ide shumë e keqe, për SHBA, Izraelin dhe popullin palestinez”. Një konsullatë e tillë do të ishte ilegale sipas ligjit së SHBA’së, tha ai, duke shtuar se një shtet i njohur nga SHBA, siç është Izraeli nuk do të duhej të ishte mikpritës ku një ambasadë e SHBA ka lokacionin.

Pompeo tha se është në interesin më të mirë të Palestinezëve të përfshihen në bisedime me Izraelin, por shtoi se Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas nuk është një partner për paqe.

“E vetmja mënyrë për të arritur një zgjidhje të këtij konflikti është përmes dialogut. Ka shumë çështje komplekse, por ju nuk mund t’i zgjidhni ato duke i nxitur njerëzit tuaj me kërcënim të intifadave kur gjërat nuk ju shkojnë për shtat.”

I pyetur se sa afër është Izraeli në arritjen e normalizimit me Arabinë Saudite, Pompeo tha se ai është i bindur se shumë shtete do të shohin e pranojnë Izraelin si “partner të paqes e prosperitetit”.

“Akordet e Abrahamit janë një rrugë e shtruar përpara që çdo popull në rajon mund ta zgjedhë” tha ia dhe shtoi. “Izraeli është komb i paqes, dhe palestinezët do të mund të kishin jetë më të mirë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë