Loading…

Pompeo: Kina komuniste e ateiste është rreziku kryesor i Amerikës, para terrorizmit

  • 04/05/2021 | 17:15

Pompeo: Kina komuniste e ateiste është rreziku kryesor i Amerikës, para terrorizmit

Ish Sekretari i Shtetit Amerikan dhe ish kreu i CIA’s, Mike Pompeo adresoi disa çështje për të cilat kishte kritika për administratën e tanishme që e ndërlidhi me atë të administratës Obama që kjo e tanishmja konsiderohet si trashëgimtare, transmeton Gazeta Metro.


“Ne kaluam shumë kohë duke ju kundërvënë terrorizmit këto 20 vite të fundit; që ishte veprim i duhur, por tani po ballafaqohemi me një superfuqi, një ushtri e madhe, dhe ne duhet të sigurohemi se kemi forca dhe strukturat në vendet e duhura. Ju shfrytëzoni mjetet diplomatike si vija e parë e mbrojtjes, por diplomacia pa liderë që janë të gatshëm që realisht të imponojnë kosto ndaj kundërshtarëve të tyre; nuk kanë shumë për të negociuar” tha Pompeo.

I pyetur nëse Kina komuniste është kërcënimi më i madh ndaj Shteteve të Bashkuara, Pompeo tha.

“Shikoni, kërcënimi më i madh është gjithmonë brenda Shteteve të Bashkuara, nëse republikanët heqin dorë do të ndodhë pasi nuk po mbrojmë institucionet tona, por larg mëi rrezikshmi kundërshtar i jashtëm është Partia Komuniste e Kinës. Ata janë ateistë; po miratojnë politika që po i ngjajnë më shumë komunizmit të Bashkimit Sovjetik dhe ideve të Marksizëm- Leninizmit por me 1.4 miliardë popullatë dhe një ushtri masive e po ashtu një ekonomi të konsiderueshme. Ata paraqesin për ata si ne që janë besimtarë dhe të gjithë Amerikanët, kërcënimin ekzistencial më të madh ndaj Shteteve të Bashkuara që kemi parë për shumë dekada”.

Ai foli edhe për rrezikun e mundshëm që të sulmohet Tajvani.

“Lutem që jo” tha Pompeo. “Në këndvështrim të gjerë, do të varet si do të reagoj Amerika: a do të ndërtojmë aleanca me Japoninë, Korenë Jugore dhe Australinë, të gjithë shtetet në rajon. A jemi të gatshëm të mbështesim popullin e Tajvanit?…Presidenti Trump ishte i hatashëm; ai më lejoi të kryej shumë punë e ju dhamë sisteme mbrojtëse Tajvanit që t’i fuqizojmë me të vërtetë që të kujdesen për veten. Nëse e bëjmë këtë si duhet, mendoj se Xi Jinping do të mendohej dy herë.

Kur ne morëm detyrën administrata Obama kishte një gjë që i thoshin ‘boshti i tyre i Azisë’. Po t’i pyesje miqtë në Azi ata nuk kishin idenë se çfarë ishte. Ne dinim ç’po bënim; ne ndërtuam aleancat, caktuam komandën e Paqësorit, tani të emëruar INDOPACOM, në maje sa i përkiste burimeve; ne nisëm të veprojmë në drejtimin e duhur. Shpresoj që kjo administratë do të bëjë atë që bëmë ne. Do të duhej të ishte çështje jashtë partiake.”

Duke folur edhe për veprimet agresive të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe si t’i qasen atij, Pompeo tha “Paqe përmes fuqisë. Kur një administratë shihet si e dobët, ajo krijon raste për këta njerëz të këqij përreth botës. Ata do të mendojnë se mund të të shtyjnë tutje; ne demonstruam vendosmëri të vërtetë dhe përkushtim që të ballafaqohemi me kundërshtarët që krijoi parandalim. Nëse jeni të fortë dhe të zotë dhe dëshmoni qëndrueshmëri, atëherë do të rrini larg luftërave”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë