Loading…
Pompeo: Putin përbën kërcënim për demokracinë
  • 12/02/2019 | 18:49

Pompeo: Putin përbën kërcënim për demokracinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë vizitës së tij në Evropë u shpreh se Vladimir Putin përbën një kërcënim për demokracinë, transmeton Gazeta Metro.


Pompeo bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Sllovaki, një nga ndalesat e turit të tij në Evropën Qendrore, që ka synimin për të kundërshtuar ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës.

“Vladimir Putin është i vendosur të minojë demokracitë në mbarë botën, mos u mashtroni. Ne duhet të jemi shumë të sinqertë për këtë temë”, deklaroi Pompeo në prani të studentëve të gazetarisë në Bratislavë,

Ai më pas paralajmëroi sllovakët mbi nevojën “për t’u mbrojtur kundër mjeteve ekonomike dhe formave të tjera të vendosura nga Kina, për të krijuar varësi dhe manipuluar sistemin tuaj politik./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë