Loading…

Popi serb Backovic bashkëluftëtar i Arkan e Legija e i nderuar në Rusi, përkrahë Jakov Milatovic për president të Malit të Zi

  • 22/03/2023 | 15:14

Popi serb Backovic bashkëluftëtar i Arkan e Legija e i nderuar në Rusi, përkrahë Jakov Milatovic për president të Malit të Zi

Prifti kontrovers i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Miajlo Backovic, që dikur si ushtar në Brigadën 63 të Ushtrisë së Jugosllavisë ishte pjesëmarrës në luftërat e përgjakshme të shpërbërjes së ish Jugosllavisë ka lidhje me Milojko Spajic themeluesin e partisë malazeze “Europa Sot”, kandidati i të cilës Jakov Milatovic garon në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi kundër Milo Djukanovic. Milatovic mori edhe përgëzimet për rezultatin në zgjedhje nga Backovic që si prift i krishterë duket më së paku, transmeton Gazeta Metro.


Prifti serb që Miajlo Backovic as nuk e ka të kryer fakultetin e teologjisë deri vitin e kaluar ishte famullitar në Gornji Grblje në Tivat të Mal të Zi. Ai megjithatë ka nderime ushtarake nga Rusia. Ai ka qenë ushtar në Brigadën 63 të Ushtrisë së Jugosllavisë e lartësohet si ushtar i njësitit elit parashutist serb të Nish madje nëpër media serbe. Ai ka luftuar krah kriminelëve serbë të luftës si Milorad Ulemek-Legija dhe Zeljko Raznjatovic-Arkan.

Backovic që tani është sekretar i Metodije Ostojic, peshkopit të Budimlje-Niksic në Mal të Zi njihet edhe për themelimin e organizatës gjoja humanitare ‘Miholjski Zbor’ që ka organizuar protesta anti qeverisë malazeze. Inspirimin për këtë organizatë e kanë nga organizata ruse Sorok Sokorov, që ‘vepron në mbrojtje të kishës ortodokse të Rusisë dhe një ‘komb të shëndetshëm’ dhe që ‘Rusia të mbetet e fuqishme dhe e madhe’.

Backovic ishte parë në njërën prej atyre protestave në Tivat në Mal të Zi asokohe dhe kishte thënë se nuk ka asgjë të keqe që si prift të qëndrojë krah popullit siç pretendon.

Backovic është edhe person i afërt me Dejan Vuksic ish kreun e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Malit të Zi, njeri i afër me partinë pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik.

Peshkopi Metodije Ostojic i Budimlje-Niksic i Kishës Ortodokse Serbe, që e zgjodhi si sekretar Backovic ka lidhje familjare me politikanin Milojko Spajic. Spajic dhe Jakov Milatovic ishin pjesëmarrës në protestat e organizuara nga organizata e priftit serb Backovic ‘Miholjski Zbor’.

Mediat malazeze shkruajnë se Backovic rripin Miholj e ka shndërruar në një poligon paramilitar të ‘lutjeve’ për ‘nënën Rusi dhe Serbi’ ku edhe i veshur në uniformë kishte gostitur oficerë rus dhe serbë. Ai kishte refuzuar që të nderonte himnin malazez në Budva e kur u pyet përse tha se nuk ka respekt për ri interpretim të historisë.

Backovic më 2016’në në Kotor ishte prezent në themelimin e organizatës së ashtuquajtur ‘Ushtria Kozake e Ballkanit’ ku edhe defiluan oficerë rus të uniformuar dhe motoristë të organizatës fashiste ruse ‘Ujqërit e Natës. Kur më 2014’në, siç ka treguar vet Backovic, kishte qëndruar në Moskë ai “presidentit Vladimir Putin i kishte dërguar dhuratë një parcelë tokë në Grblje”.

Miajlo Backovic ka përshëndetur kundërkandidatin që doli i dyti në zgjedhje presidenciale në Mal të Zi me 19 mars Jakov Milatovic që do të garojë me presidentin aktual malazez Milo Djukanovic në raundin e dytë me 2 prill.

Milatovic ka marrë mbështetjen e menjëhershme të të gjithë faktorëve politik pro-serb në Mal të Zi. Andrija Mandic nga partia pro-serbe e porr-ruse Fronti Demokratik, menjëherë të dielën njoftoi se votat e tij do t’i shkojnë kandidatit Milakovic. Poashtu Aleksa Becic sapo u mbyllën vendvotimet njoftoi poashtu se mbështetësit e tij duhet të votojnë Milatovic. Nuk vonoi as kryeministri teknik i Malit të Zi, Dritan Abazovic që përshëndeti rezultatet e Milatovic.

Milatovic paraqitet si një kandidat me orientim europian dhe i krahut të majtë të qendrës. Por trashëgimia e tij politike tregojnë se ai ka më shumë lidhje me atë krahun ekstrem të djathtë serb kleronacionalist në Mal të Zi.

Backovic me të përfunduar zgjedhjet me 19 mars kishte deklaruar “lavdi zotit, a presidentin e Malit të Zi Jakov Milatovic e përgëzoj”./gazetametro.net

Mali i Zi në udhëkryq: Milatovic është krijesë e laboratorëve të Kishës Ortodokse Serbe dhe agjencive serbe e ruse të sigurimit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë