Loading…

‘Popullizëm për vota’, Syla: Tash del Albini e thotë se NATO e bëri Zajednicën jo ne, që me hy në zgjedhje me kopalla të reja

  • 29/05/2023 | 23:00

‘Popullizëm për vota’, Syla: Tash del Albini e thotë se NATO e bëri Zajednicën jo ne, që me hy në zgjedhje me kopalla të reja

Gazetari Valon Syla ka shkruar se i gjithë motivi i krizës në Veri ka vetëm një synim, shkuarjen në zgjedhje me pikë populliste të ngritjes së flamujve në Veri e shmangies së përgjegjësisë si qeveritar, një dezertim siç e vlerësoi, shkruan Gazeta Metro.


Motiv për këto zhvillime Syla ia atribuon edhe shmangies së themelimit të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe me kauzën e viktimizimit për përfitime elektorale të një mandati të ri.

“Tash kanë me dalë Vjosa e Albini me thonë NATO e boni Zajednicën, e na jo, që me hi në zgjedhje me kopalla të reja.”

Syla pasojat i parashikon të rënda për Kosovën pas kësaj krize për të cilat është i vetëdijshëm kryeministri Kurti që mendon por nuk mundet të fshihet e as ikë përgjegjësisë për zotimet e marra në Bruksel e Ohër nga ai vet.

“Kryeministri Kurti e din fortë mirë çka ka bo, edhe sa keq e ka bo… por bohet toshë se me gjasë përpos që i kqyr veç popullizmat për vota është edhe i poshtër. Por kjo i bjen vetëm dezertim nga detyra në Veri dhe nga zotimet që i ka marrë në Ohër për implementim të Asociacionit, para BE dhe SHBA.Me dy flamura, mbi komuna dhe pak filma me kaçketa me Sveçlen e Albin Kurti e humbi krejt Veriun. Kjo na kushton kohë, vite negociata dhe ndoshta edhe izolim dhe mos heqje të vizave, si pjesë e embargos nga BE dhe SHBA. Nuk po them se ka pase ku me dite se cfare kontrolli me 2019, por sot Veriu është larg po aq sa në vitin 1999”./gazetametro.net

Syla godet: Kurti prej tute ia dorëzoi Veriun KFOR’it e na ktheu 23 vite pas, po zhbën shtetësinë e Kosovës

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë