Loading…

Porosia e profesorit amerikan që kritikoi Kurtin për rezistencë ndaj mos-certifikimit si deputet

  • 15/02/2021 | 21:01

Porosia e profesorit amerikan që kritikoi Kurtin për rezistencë ndaj mos-certifikimit si deputet

Profesori amerikan, Alen Ben-Meir, i cili kritikoi kreun e VV’së për bllokim të sistemit përgjatë kohës sa ky i fundit nuk pranonte mos-certifikimin si kandidat për deputet nga KQZ’ja, ka propozuar që udhëheqësia e re të fokusohen në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sektorit privat.


Ben-Meir deklaroi se udhëheqësit e rinj të nomenklaturës së radhës duhet të fokusohen në luftimin e korrupsionit që, sipas tij, ka prekur çdo pjesë qeverisëse. Profesori amerikan këto deklarime i ka bërë me anë të llogarisë së tij në ‘Twitter’.

“Drejtuesit e rinj në Kosovë duhet të angazhohen për të shkulur korrupsionin, i cili ka infektuar pothuajse çdo shtresë të qeverisë”, ka shkruar ai, teksa ka bashkëngjitur fotografinë e Kurtit e Osmanit.

“…Si dhe pjesa më e madhe e sektorit privat dhe është e domosdoshme për të kultivuar besimin tek qeveria, për të tërhequr investime të huaja edhe në sektorin privat”, ka thënë ndër të tjera njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.

Ben-Meir, më herët pati kritikuar Kurtin për “bllokim të sistemit”, teksa i ka bërë thirrje kreut të VV’së për respektim të vendimeve të institucioneve të vendit.

“Njohja e shtetit të së drejtës është shumë e rëndësishme për forcimin e demokracisë; Kurti duhet të jetë i mençur ta pranojë këtë vendim, të përpiqet të pastrojë të dhënat e tij, në vend që të përpiqet të bllokojë të gjithë sistemin”, deklaronte ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë