Hetimet për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit po vazhdojnë dhe hetuesit po kryejnë intervista gjatë gjithë kohës.
Kjo është deklarata që së fundmi ka dhënë, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit Sylë Hoxha.
Por, ai ka kërkuar që mos të ndërhyhet në këto hetime, duke treguar se kanë qenë “të vëmendshëm dhe nuk do t’i arsyetohen askujt”.
“Ne në rastin e Deharit kemi qenë të vëmendshëm, ne nuk kemi nevojë të arsyetohemi para askujt – por do t’i kryejmë punët tona si duhet. Konsideroj se nuk duhet të ndërhyjnë në punën tonë, ne nuk po ndërhyjmë në punën e askujt dhe ne duhet ta bëjmë punën tonë”, ka thënë Hoxha në Klan Kosova.
Duke mohuar se janë duke punuar me profesionalizëm, Hoxha thotë se në këto momente nuk ka prova të reja./gazetametro.net