Loading…
Porsche 911 kabriolet i bashkohet serive të reja
  • 09/01/2019 | 10:25

Porsche 911 kabriolet i bashkohet serive të reja

Vetë disa javë pas debutimit të modeleve të reja të Porsche 911 në Los Angeles, prodhuesi gjerman i veturave ka shtuar edhe variantin kabriolet të 992 ikonik sportiv.

Këtij Porsche kabriolet, tavani mund të hapet e mbyllet për 12 sekonda deri në shpejtësinë 50 kilometra në orë.

Porsche 992 ka rrotat 20 inç nga para e 21 nga pas për shfaqur një pamje më agresive, dritat LED Matrix të gjeneratës së fundit nga brenda ka një ekran 10.9 inç e ulëse sportive.

Ky Porsche, ashtu sikurse edhe modeli coupe, do të lansohet ekskluzivisht si veturë me rrotat e paske aktive si dhe me të gjitha rrotat aktive.

Që të dy këta versione përdorin motorin e njëjtë të ri, 3.0 litërsh twin-turbocharged që prodhon 444 kuajfuqi.

Gjermanët pohojnë se ky Porsche kabriolet shpejtësinë nga 0 në 100 km/h e arrin për 3.9 sekonda e atë maksimale prej 305 kilometrash në orë.

Çmimi fillestar për këtë model është 115 mijë euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë