Loading…

Porti i Durrësit, Rama: Do sjellë zhvillim ekonomik, më shumë cilësi dhe vende pune

  • 30/01/2023 | 11:36

Porti i Durrësit, Rama: Do sjellë zhvillim ekonomik, më shumë cilësi dhe vende pune

Në nënshkrimin e marrëveshjes për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina” ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Rama tha se ky projekt do të sjellë impakt të shpejt në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.


“Koha për të nisur punën në terren dhe për t’i hapur rrugë këtij transformimi të paimagjinueshëm deri pak vite më parë. Procesi ka qenë i gjatë i vështirë, me shume yçkla në aspektin tekniko ligjor dhe me firmosjen e kontratës ky proces përfundon dhe fillon një proces tjetër, ai i çeljes së kantierit, fillimit të punës dhe hapjes së fronti të ri punësimi. Durrës Marina hyn në ekonominë shqiptarë si një lokomotive që do sjell impakt të jashtëzakonshme në rritjen e  shpejtë të zhvillimit ekonomik. Do të ofrojë punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirëpaguar për shumëkënd që s’do ketë më asnjë arsye nëse do realisht të punojë të ikë jashtë”, tha Rama.

Balluku është shprehur se Durrësi do të bëhet me 2 porte, atë Turistik të Marinës dhe atë Tregtar të Porto Romanos.

“Nuk ka qenë e lehtë që të negocionim. Sot, përveç një projekti të rëndësishëm kemi dhe një grup shumë të përgatitur për projekte të reja. Besoj dhe e vlerësoj se ia kemi dalë më së miri se realizimi i projektit do të thotë se kemi bërë zgjedhjen e duhur.

Në Durrës janë kalatat, baseni dhe do t’i kthehet në përdorim qytetarëve. Durrësi do të kthehet në një zonë rekreative. Qytetarët e Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë do të kenë akses në vijën bregdetare. Ky zhvillim ridimensionon që të kemi mundësinë të bëjmë një reformë të thellë. Durrësi do të bëhet me 2 porte: Porti Turistik i Marinës dhe Porti Tregtar i Porto Romanos.

Në 1 Shkurt do të bëjmë prezantimin e detajuar inxhinierik për të gjitha kompanitë e interesuara ndërkombëtare. Duket që ka një interes të lartë për këtë port sepse do të jetë i lidhur me 2 porte. Kemi marrëveshje të nënshkruara. Ky port do të ketë ndikim në zhvillimin ekonomik të rajonit.

Flasim për një port që do të shtrihet në 450 hektarë. Është një port që është studiuar për të qenë i aksesueshëm për të akomoduar anije të tonazhit të lartë, thellësia e portit do të jetë mbi 16 metra.

Të gjitha këto zhvillime inxhinierike shoqërohen me një zhvillim të rëndësishëm për të cilën kemi nisur diskutimet me partnerët tonë të NATO-s. Kjo është një ndërmarrje historike që do të ndryshojnë njëherë e përgjithmonë Durrësin, do ta kthejnë Durrësin në një pikë reference.

Dua të falënderoj të gjithë grupin që kanë punuar së bashku. Tani nis një fazë më e vështirë, ajo e implementimit do të jetë akoma më shumë e komplikuar. Jam e sigurtë që do të ia dalim për të marrë më të mirën e këtij projekti për të mirën e Shqipërisë“, tha ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë