Loading…

Portieri i Brazilit merr dy kartonë të kuq, por ia çfarë bëri VAR

  • 28/01/2022 | 19:14

Portieri i Brazilit merr dy kartonë të kuq, por ia çfarë bëri VAR

Seleçao barazoi 1-1 në fushën e Ekuadorit. Avantazhi me Casemirou u anulua nga rrjeta e Félix Torres për vendasit. Sfida u karakterizua nga ndërhyrjet e ashpra dhe kartonët e kuq. Fillimisht, ishte portieri i Ekuadorit, Alexander Domunguez, i cili mori karton të kuq të drejtpërdrejtë, pasi goditi në qafë brazilianin Matheus Cunha.


Të njëjtin dënim mori edhe portieri brazilian Alisson, pak më vonë, pasi goditi në kokë Enner Valencian, por VAR e anuloi vendimin e gjyqtarit. Portieri i Liverpool mori një tjetër karton të kuq në kohën shtesë, për një ndërhyrje të rëndë ndaj Ayrton Preciado, por sërish VAR anuloi vendimin e gjyqtarit.

Me këtë rezultat, Tite ka shansin të bëhet trajneri i parë i Brazilit, që i mbyll kualifikueset pa pësuar humbje, ndërsa Ekuadori mbetet në garën për t’u kualifikuar.
Edhe pse e ka siguruar biletën në Botërorin e vitit 2022 në Katar, Argjentina nuk e toleroi Kilin, duke fituar 2-1 në transfertë. Avantazhit të shpejtë të “albicelestëve” me Di Maria, vendasit iu përgjigjën me Brereton. Megjithatë, Lautaro Martinez vulosi suksesin 2-1 prej pjesës së parë të lojës. Kili rrezikon të eliminohet, kur kanë mbetur vetëm tri ndeshje nga fundi i kualifikueseve në Amerikën Jugore, teksa me 32 pikë, Argjentina mbetet në vendin e dytë, me 4 pikë më pak se Brazili.

Shanse të mira për të siguruar vendin në Katar 2022 ka edhe Uruguai, që me golin e Luis Suarez fitoi minimalisht në fushën e Paraguait.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë