Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriq, nuk është aktivizuar as në ndeshjen e së hënës mbrëma, ku Sassuolo u mposht nga Fiorentina me rezultat 4:2, transmeton Gazeta Metro.
Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Sassuolon, ndërsa Muriq nuk ka luajtur në asnjërën prej tri ndeshjeve të fundit të skuadrës italiane.
Paraqitja e fundit e portierit kosovar ishte në përballjen ndaj Frosinones, të cilën Sassuolo e humbi 4:2. Pas kësaj ndeshjeje, Muriq humbi vendin e titullarit, pas kritikave dhe gabimeve të bëra në takimin e 10 tetorit.
Ndërkohë, situata në tabelë nuk është aspak e mirë për Sassuolon. Pas disfatës së fundit, skuadra ka rënë në pozitën e 16-të me tetë pikë, aq sa ka edhe Fiorentina, e cila renditet një vend më lart./gazetametro.net