Loading…

Porto-Chelsea, formacionet e mundshme

  • 07/04/2021 | 11:32

Porto-Chelsea, formacionet e mundshme

Chelsea do të kërkojë që t’u rikthehet fitoreve, pas humbjes së thellë nga WBA me rezultat 5:2, ku sot është mysafirë i skuadrës portugeze Porto, në kuadër të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.


Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadium neutral, në “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Sevillas, për shkak të pandemisë Covid-19, përcjell KosovaPress.

“Vendasit” mposhtën Juventusin që ta sigurojnë biletën drejt çerekfinales, kurse Chelsea kaloi me lehtësi Atletico Madridin në fazën e eliminatorëve.

Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Chelsea ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje, kurse Porto në gjashtë xhirot e fundit ka katër fitore dhe dy humbje.

“Blutë” e Londrës nuk do të kenë probleme me lëndime, ku në dyshim për paraqitje është vetëm mesfushori N’Golo Kante.

Në anën tjetër, skuadra e Portos për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Costas, Marcano, Mbaye, Sergio Oliveira dhe Taremit.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Porto (4-4-2): Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Sanusi; Corona, Grujic, Uribe, Otavio; Marega, Martinez

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Christensen; Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Ziyech, Mount; Giroud.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë