Loading…

Portugalia dhe Franca kualifikohen në raundin tjetër

  • 23/06/2021 | 22:59

Portugalia dhe Franca kualifikohen në raundin tjetër

Ka përfunduar super derbi mes Kombëtares së Portugalisë dhe Kombëtares së Francës.


Dy Kombëtaret zhvilluan ndeshje mjaftë ofensivë me shumë aksione dhe fituesi nuk është ditur deri në fund.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave duke shënuar nga pika e bardhë, pas një faulli që i bëri Lloris Danilos (31′).

Rezultatin e barazoi Karim Benzema, që gjithashtu shënoi nga penalltia në fundin e pjesës së parë (45+2).

Edhe në pjesën e dytë, dy Kombëtaret zhvilluan ndeshje mjaftë interesante.

Një asistim i mrekullueshëm nga Paul Pogba, gjeti Benzeman që realizoi në mënyrë të bukur në portën e Patricios (47′).

Sidoqoftë, Kounde preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penallti, nga e cila nuk gaboi CR7 (60′).

Këisoj, epilogu përfundimtar doli të jetë 2 – 2.

Franca largohet nga grupi si lider me pesë pikë, derisa Portugalia kualifikohet si pozitë e tretë me katër sosh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë