Loading…

Portugalia fiton me shumë vështirësi ndaj Ganës, Ronaldo thyen një rekord

  • 24/11/2022 | 18:59

Portugalia fiton me shumë vështirësi ndaj Ganës, Ronaldo thyen një rekord

Portugalia ka fituar ndaj Ganës me rezultat 3 me 2, në ndeshjen e parë të saj në Kupën e Botës, shkruan Gazeta Metro.


Pjesa e parë u konkretizua me lojë më të mirë të lojtarëve të Fernando Santos, por që nuk arritën të realizojnë.

Pjesa e dytë ishte e zjarrtë, pasi u shënuan plotë pesë gola.

Serinë e golave e hapi ylli i ekipit, Cristiano Ronaldo, kur në minutën e 65` u tregua i saktë nga penalltia.

Në minutën e 73` Gana arriti të barazojë rezultatin, pas golit të Ayew.

Por, portugezët ishin i shfrytëzuan dy gabime të ganezëve dhe arritën të rikthejnë epërsinë.

Fillimisht ishte Joao Felix që në minutën e 78` shënoi golin e dytë të Portugalisë.

Dy minuta më pas Rafael Leao, gjeti golin e tij të parë me kombëtare dhe të tretin në takim.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Gana arriti të ngushtojë epërsinë.

Pas një harkimi të mirë në zonë, ishte Bukari që shënoi për rezultatin 3:2.

Kështu Portugalia merr një fitore tejet të rëndësishme dhe mbanë vendin e parë në grupin H, me tri pikë.

Kurse, Gana qëndron në vendin e katërt me 0 pikë.

Ndërsa Ronaldo ka thyer një rekord, duke u bërë futbollisti i parë që shënon gol në pesë Kampionate Botërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë