Kombëtarja e Portugalisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e para të kualifikimeve për Kampionatin Europian 2024, transmeton Gazeta Metro.
Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka vendosur të ftojë edhe sulmuesin e Al-Nassr, Cristiano Ronaldo.
Në fazën e sulmit janë ftuar edhe emra tjerë të njohur të futbollit europian si Rafael Leao, Diogo Jota, Joao Felix dhe Goncalo Ramos.
Portugalia ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Lihtenshtajnit më 23 mars, kurse pas tre ditëve është mysafir i Luksemburgut.
Më poshtë gjeni edhe listën e plotë. /gazetametro.net
𝗧𝗵𝗲 𝗖𝗛𝗢𝗦𝗘𝗡 𝗢𝗡𝗘𝗦. ⚡🇵🇹 Senhoras e senhores, estes são os eleitos de Roberto Martínez para os próximos jogos 👊 #VesteABandeira pic.twitter.com/gS1r0cuhYH
— Portugal (@selecaoportugal) March 17, 2023