Portugalia ka shënuar fitore ndaj Uruguait, me rezultat 2-0, në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror.
Dy golat e fitores për portugezët i shënoi Bruno Fernandes, gjatë pjesës së dytë.
Portugalia pas kësaj fitore e siguroi kualikimin në fazën tjetër, teksa në ndeshjen e fundit do të përballet me Korenë e Jugut.