Loading…

Pos disa lagjeve në Prishtinë, edhe një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

  • 01/01/2022 | 00:35

Pos disa lagjeve në Prishtinë, edhe një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë

KEDS njofton se si pasojë e mbingarkesës, në qytetin e Ferizajt, komplet stabilimenti shpërndarës i energjisë elektrike është 


Sipas njoftimit të KEDS mbingarkesa në rrjet ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën energjetike në këtë qytet.

“Stabilimentet e tensionit 10/20 kV, transformatori 1000 kVA dhe ormani i tensionit të ulët 1000 kVA janë dëmtuar në tërësi duke bërë që konsumatorët që furnizohen nga kjo dalje të mbesin pa energji elektrike”, njofton KEDS.

Njoftohet se ekipet janë duke zëvendësuar komplet stabilimentin shpërndarës në mënyrë që konsumatorëve sa më parë tu rikthehet furnizimi me energji elektrike.

KEDS vazhdon të apeloj te konsumatorët që ta shfrytëzojnë sa më racionalisht energjinë elektrike dhe ta kursejnë aty ku munden në mënyrë që të parandalohen ndërprerjet e paplanifikuar si pasojë e mbingarkesave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë