Loading…

Postimi i fundit prekës i Qerim Kelmendit: Jam i urryer nga mijëra shqiptarë, sikurse Haradinaj

  • 27/02/2020 | 11:38

Postimi i fundit prekës i Qerim Kelmendit: Jam i urryer nga mijëra shqiptarë, sikurse Haradinaj

Qerim Kelmendi është gjendur i vrarë në fshatin Zahaq të Pejës, ai po dyshohet se fillimisht është ekzekutuar e pastaj ju është djegur vetura dhe trupi i tij brenda saj, shkruan Gazeta Metro.

Policia e Kosovës ka deklaruar se dje gjatë gjatë mesnatës, brenda një veture të tipit ‘Pasat’ është gjetur trupi i djegur i Qerim Kelmendit .

Në postimin e fundit të Kelmendit në rrjetin social në Facebook, ai kishte thënë që urrehet nga mijëra shqiptarë.

Këtë postim e ka bërë në mbrojtje të ish-luftëtarit tjetër Nasim Haradinajt, pasi ky i fundit e kishte quajtur ish-Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën si tradhtarë.

“Po, Smajl Haradinaj e Nasim Haradinaj janë Tradhtarë, sepse ishin pakic, ishin kundër Serbisë, luftuan kundër Serbisë dhe shumicēs shqiptare ! Edhe Unë jam tradhtarē si Smajl Haradinaj dhe Nasim Haradinaj, sepse, njësoj si ta, jam i urryer nga mijra shqiptarë !”, pati shkruar Qerim Kelmendi.//gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë