Loading…

Pozitë e opozitë bashkë, obligojnë Qeverinë që ta rrëzojë murin

  • Nga

  • 28/12/2016 | 17:22

Pozitë e opozitë bashkë, obligojnë Qeverinë që ta rrëzojë murin

Kuvendi i Kosovës të enjten do të votojë një rezolutë e cila i kërkon Qeverisë që të rrënojë murin në veri të Mitrovicës, më së largu deri më 31 janar të vitit të ardhshëm. Për këtë rezolutë, si rrallherë, janë pajtuar të gjitha partitë të përfaqësuara në Kuvend. 


Shefi i grupit parlamentar të AAK’s, Pal Lekaj, ka thënë për gazetametro.net, se rezoluta në fjalë do të paraqitet për votim në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

”Gjithë shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që të kalojë kjo rezolutë, sepse ne kemi heqë dorë nga kërkesa për shkarkimin e ministres për dialog Edita Tahiri, qëllimi ynë ka qenë që të afatizohet rrëzimi i murit në Mitrovicë”, tha Lekaj.

a

E më shumë detaje lidhur me rezolutën në fjalë për gazetametro.net, ka shpalosur Shefi i grupit parlamentar të partisë më të madhe opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.

Konjufca fillimisht ka tregaur se pas takimit të mbajtur me shefat e grupeve parlamentare, muaji janar është parë si më i përshtatshmi për rrëzimin e murit.

“Kjo ka qenë ideja e Lekajt edhe e Aleancës, dhe ne e kemi perkrahë për arsye se nuk kemi pas mundësi edhe shumë me u përzi sepse ka qenë nismë e tyre, kompromisi që është bërë është që të afatizohet rrëzimi i murit në këmbim të tërheqjes së pikës për shkarkimin e Edita Tahirit”, tha Konjufca.

Për Vetëvendosjen më së shumti rëndësi ka qenë heqja e murit, ndërsa për shkarkimin e Edita Tahirit, Konjufca tha se mund të flitet edhe më vonë.

Ai ka treguar se përgjatë takimit në pikën e rrëzimit të murit janë pajtuar edhe me dy partitë në pushtet, PDK dhe LDK, mirëpo ai nuk e di nëse tani ata kanë ndërruar mendje.

Konjufca nuk është i bindur se kur do kalojë rezoluta në Kuvend sepse për një gjë të tillë, sipas tij duhet të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në mënyrë që të dihet më saktë data e mbajtjes së seancës që do shqyrtonte këtë rezolutë.

Po ashtu edhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti e ka pohuar për gazetametro.net, se janë të pajtimit me rezolutën e nxjerrë nga takimi i djeshëm i shefave të grupeve parlamentare.

Por, pavarësisht këtij pajtimi të deputetëve kosovarë që muri të rrënohet, është e paqartë nëse Qeveria është në gjendje ta bëjë këtë, pasi ekziston një marrëveshje në mes të palës shqiptare dhe asaj serbe me ndërmjetsim të BE’së që muri të mos rrënohet por të zvogëlohet lartësia e tij, nga 2.30 metra sa është tani, në 80 centimetra. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë