Policia e Kosovës ka rrethuar oborrin e QKUK-së pas një kërcënimi për sulm që ata kanë marrë gjatë ditës së sotme.
Nga Policia janë marrë të gjitha masat e nevojshme pas marrjes së këtij informacioni.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe trajton ç’do informacion apo rast të raportuar, të ç’farëdo natyre apo vepre penale.Të gjitha veprimet e nevojshme i ndërmerr konform autorizimeve ligjore në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, me qëllim të ofrimit të sigurisë, parandalimit të veprimtarive kriminale si dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike në vend.Policia e Kosovës me kohë ka ndërmarr masat parandaluese dhe të sigurisë, pas sigurimit të një informate që ndërlidhet me kanosje, përderisa janë ndërmarrë të gjitha masat policore, situata vlerësohet e qetë dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim nga ana e qytetarëve” thuhet në njoftim.