Loading…

Pranoi topin në mesfushë, për të fituar penallti për Wolvesin: Vrapimi i ‘çmendur’ i Adama Traores ndaj Sevillës

  • 12/08/2020 | 08:37

Pranoi topin në mesfushë, për të fituar penallti për Wolvesin: Vrapimi i ‘çmendur’ i Adama Traores ndaj Sevillës

Adama Traore tashmë njihet si një lojtar shumë i shpejtë dhe me një fizik shumë të ndërtuar.


Sulmuesi i Woverhampton Wanderers i ka treguar edhe një herë cilësitë e tij, tani në çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj Sevillës.

Traore pranoi topin nga një bashkëlojtar në minutë e 11-të, duke bërë një vrapim të shpejtë drejtë portës së skuadrës spanjolle.

Por, kur hyri në zonën e rreptësisë, një anëtar i Sevillës e rrëzoi atë, duke bërë që të akordohej penallti për Wolvesin.

Raul Jimenez (13′) e qoi huq të gjithë mundin e Traores, pasi nuk arriti të mposhte portierin e Sevillës, Bono, që i priti penalltinë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë