Një uebsajt i drejtuar nga oligarku rus Konstantin Malofeev, i cili ka lidhje me Putinin, pretendon se më 1 shtator të këtij viti do të përfundojë pavarësia e Republikës së Kosovës, përcjell Gazeta Metro.
Artikulli i shkruar në këtë uebsajt propagandistik thotë se më 1 shtator Kosova do t’i vendosë disa masa anti-serbe, duke iu referuar masës së reciprocitetit.
Aty pretendohet se kjo masë do të shkaktojë trazira dhe ka rrezik që situata të shndërrohet në diçka shumë më serioze sesa thjesht protesta.
Po ashtu, në artikull përmendet edhe deklarata e ambasadorit rus në Beograd, i cili ka thënë se është e pashmangshme një bazë e përhershme ushtarake në Serbi./gazetametro.net
Russians inadvertently recognize Kosovo as they threaten a new war via their proxy, Serbia. “Kosovo independence will end on September 1,” says site run by Malofeev, oligarch tied to Putin, referring to the day Kosovo starts reciprocity measures with Serbia. #VucicIsLittlePutin pic.twitter.com/kA7ey5d2zm
— Admirim (@admirim) August 16, 2022