Loading…

Prapë me targa ‘Proba’

  • 02/12/2016 | 09:08

Prapë me targa ‘Proba’

Qytetarët e Kosovës, të cilët kalojnë në territorin e Serbisë me vetura, vazhdojnë t’i heqin targat e Kosovës dhe t’i zëvendësojnë me targat “Proba”. Tani fajin për aplikimin e këtyre targave nuk e ka Beogradi si rëndomtë, por autoritetet e Kosovës, të cilat dy muaj pas marrëveshjes nuk kanë letërngjitës për t’i vendosur në targa.

Në mungesë të letërngjitësit nuk po fillon zbatimi i Marrëveshjes Reciproke për Targat, e cila është arritur më 15 shtator dhe është dashur të hyjë në fuqi më 15 nëntor, shkruan gazeta “Zëri”.

Në Prishtinë asnjëri institucion nuk e merr përgjegjësinë për këtë dështim.

Udhëheqësja e dialogut me Serbinë, Edita Tahiri, thotë se kompetente për vendosjen dhe sigurimin e letërngjitësit është Ministra e Punëve të Brendshme. Mirëpo pavarësisht kësaj, përfaqësues të kësaj Ministrie nuk kanë ofruar sqarim lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, partitë opozitare kanë vlerësuar se marrëveshja në fjalë është e dëmshme për shtetin e Kosovës, pasi që, sipas tyre, Serbia është e vetmja që përfiton me anë të kësaj marrëveshjeje. Ndërkohë, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë ata që humbin më së shumti nga moszbatimi i marrëveshjes në fjalë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë