Loading…

Prej flisë deri te mishi i qengjit: N’katun, një ide për fundjavë të freskët

  • 01/07/2020 | 17:50

Prej flisë deri te mishi i qengjit: N’katun, një ide për fundjavë të freskët

“N’katun”, është një nga restorantet më të mira dhe unike pak minuta nga kryeqyteti i Kosovës. Aty mund të kaloni një ditë shumë të mirë me familje, por edhe me shoqëri apo me kolegë të punës, pasi ky restorant është vend ideal me ushqim tradicional e shërbim profesional.

Prej flisë të saçit që një porcion kushton 2 euro e deri te mishi i qengjit nga Sharri në furrë speciale moderne, ku kilogrami kushton 19 euro.  Për maraklitë e gjelit, apo siç njihet”knusit të katundit” e gjitha për 25 euro.

SPECIALITETET

Ushqim tradicional si n’Katun. Lloje dhe specialitete të ndryshme prej mishit të viçit, mishit të qengjit, mishit të pulës, të përgatitura në tavë, në skarë e në furrë. Gatime tradicionale, sallata fshati, patate të përgatitura në mënyra të ndryshme, fli, pite, speca në ajkë, të pjekur në tavë, kos të dhenve, djathëra të ndryshëm, e shumë ushqime të tjera katuni, të gjitha të përgatitura nga kuzhinierë me përvojë që njohin mirë këto specialitete. Çmimet janë të arsyeshme, sigurisht më të lira se në qytet.

KLIENTELA

N’Katun mund të kaloni një ditë shumë të mirë me familje, por edhe me shoqëri apo me kolegë të punës – ky restorant është vend ideal. Edhe ndonjë mysafir që ju vjen nga larg, bëni mirë ta çoni n’Katun ku do të kaloni një ditë të paharrueshme.

ORGANIZIMET

Restoranti n’Katun ka kapacitet të mjaftueshëm të pritjes së mysafirëve dhe mundëson edhe rezervime për numër më të madh mysafirësh. Por, n’Katun disa herë në javë ka edhe mbrëmje muzikore me muzikë popullore, me këngëtarë të njohur shqiptarë. Aty këndojnë shpesh edhe këngëtarët: Luan Hajra, Fatos Hoxha, Orhan Dushillovci, Selim Llumnica, Donika Hajra Llumnica e të tjerë.

REZERVIMET

Për ndonjë porosi paraprake ose ndonjë rezervim familjar, mund të kontaktoni në numrin 049 842 842.

Klikoni KËTU, për më shumë, mund të informoheni edhe në faqen e restorantit në Facebook.

Për të shkuar n’Katun, prej Prishtinës, niseni për Mitrovicë dhe në mes të fshatit Milloshevë, pak para se të mbërrini te rrethi, e shihni Katunin në anën e majtë. Vazhdoni deri në rreth dhe ktheheni mbrapa – nuk janë as 100 metra qe keni dhe mbërri n’Katun. Nëse nuk keni veturë personale, çmimi për një drejtim me taksi, nga Prishtina nuk kalon shumën më shumë se 5 euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë