Loading…

Prej sot fillon liberalizimi i tregut të çmimeve energjetike

  • 01/04/2017 | 08:12

Prej sot fillon liberalizimi i tregut të çmimeve energjetike

Nga sot fillon liberalizimi tregut të çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë, duke pësuar ndryshime thelbësore të rregullimit të këtyre çmimeve.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nga sot do të jetë rregullues i çmimeve të energjisë vetëm për furnizuesit, ndërsa për gjeneruesin, në këtë rast KEK-un, çmimet do t’i rregullojë tregu.

Ushtruesi i detyrës së  kryesuesit të Bordit në ZRRE, Krenar Bujupi ditë më parë ka bërë të ditur se Kosova ka aprovuar ligjet përkatëse për liberalizimin e tregut, që nënkupton rregullimin e çmimeve të energjisë elektrike, edhe pse sipas tij nuk do të ketë ndryshime rrënjësore të çmimeve.

Sipas Bujupit, Kosova ka çmime më të lira të energjisë elektrike sesa Maqedonia dhe Shqipëria, mirëpo, Serbia ka çmime të energjisë aktualisht më të lira se Kosova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë