Loading…
Prekëse: Momenti kur djaloshi nxirret i gjallë nga rrënojat e ndërtesës në Nigeri
  • 13/03/2019 | 15:30

Prekëse: Momenti kur djaloshi nxirret i gjallë nga rrënojat e ndërtesës në Nigeri

Dhjetëra fëmijë u frikësuan për vdekje pasi një ndërtesë që strehonte një shkollë fillore u rrëzua në jug të Nigerisë, transmeton Gazeta Metro.


Ndërtesa tre katëshe u shëmb  të mërkurën rreth orës 10 në qytetin e Lagosit, menjëherë pas fillimit të mësimeve dhe kur klasa  u mbush plotë. Nuk ka asnjë të vdekur, mirëpo nën rrënoja kanë mbetur disa fëmijë

Të paktën dhjetë fëmijë janë tërhequr tashmë nga rrënojat, sipas raporteve lokale dhe shumë të tjerë kanë mbetur të friguar për vdekje

Një fëmijë i mbuluar me pluhur u fotografua duke u nxjerrur nga rrënojat e ndërtesës.

Per të parë këtë ngjarje dhe për ti dalur në ndimë kanë ardhur shumë banorë të Nigerisë por edhe qytetarë jashtë saj.

Nigeria goditet shpesh nga shëmbjet e ndërtesave. Në vitin 2016, më shumë se 100 njerëz u vranë kur një kishë u shëmb në juglindje të Nigerisë.

Në Lagos të njëjtin vit, një ndërtesë me pesë kate ende në ndërtim u rrëzua duke lënë të vrarë të paktën 30 vetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë