Loading…

Premier Liga angleze, vazhdon sot xhiro e 36

  • 16/05/2021 | 14:27

Premier Liga angleze, vazhdon sot xhiro e 36

Liga më atraktive e futbollit në botë, e njohur ndryshe edhe si Premier Liga angleze, do të vazhdojë sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros së 36.


Skuadrat si ajo e Tottenham dhe Liverpool do të kenë sot mundësinë që ta vazhdojnë me fitore për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Top 4, ku Liverpooli është mysafirë i West Bromit, kurse Tottenham do të jetë vendas kundër skuadrës së Wolverhampton, përcjell KosovaPress.

Pas 35 xhirosh, Liverpooli zë vendin e pestë në tabelë, me 17 fitore, nëntë barazime dhe nëntë humbje, duke arkëtuar 60 pikë, katër më pak se Chelsea që gjendet në vend të katërt, por me një ndeshje më pak se “Blutë” e Londrës.

Në anën tjetër, skuadra e Tottenham pas 35 ndeshjeve ka 16 fitore, tetë barazime dhe 11 humbje, ku momentalisht gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me gjithsej 56 pikë, tre më pak se West Ham në pozitën e pestë.

Programin e plotë të ndeshjeve të Premier Ligës angleze e gjeni më poshtë.

15:05 Tottenham Hotspur (7) – Wolverhampton (12) (Stadiumi i Tottenham )

17:30 West Brom (19) – Liverpool (5) (Stadiumi West Bromwich Albion Football Club)

20:00 Everton (8) – Sheffield United (20) (Stadiumi Goodison Park).

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë