Loading…

Premierliga e pranon se VAR’i e akordoi një penallti gabimisht

  • 09/11/2019 | 16:07

Premierliga e pranon se VAR’i e akordoi një penallti gabimisht

Drejtuesit e Premierligës e kanë pranuar se teknologjia VAR (Video Assistant Referee) bëri gabim në akordimin e një penalltie gjatë ndeshjes mes Brightonit dhe Evertonit muajin e kaluar.


Mbrojtësi i Evertonit, Michael Keane, e kishte shkelur këmbën e sulmuesit të Brightonit, Aaron Connolly, brenda zonës së penalltisë dhe gjyqtari i ndeshjes, Andy Madley, kishte vlerësuar se ndërhyrja ishte e rregullt.

Megjithatë, VAR-i ndërhyri dhe ia dha një penallti skuadrës së Graham Potter, duke e bërë Evertonin skuadrën e parë që pësoi penallti shkaku i përdorimit të teknologjisë VAR.

Sipas të përditshmes britanike, DailyMail, zyrtarët e Premierligës ishin të vetëdijshëm pas ndeshjes se penalltia s’duhej të ishte akorduar dhe se ishte dashur të mbetej legjitim vendimi i gjyqtarit kryesor në fushë.

Kjo veçanërisht e zemëroi trajnerin e Evertonit, Marco Silvan, pasi që skuadra e tij pësoi disfatë me rezultat 3:2. Penalltia e shënuar nga Neil Maupay e kishte barazuar rezultatin për Brightonin dhjetë minuta para fundit të ndeshjes.

Ende nuk dihet se a i kanë shkruar letër për t’ia sqaruar gabimin zyrtarët e Premierligës drejtuesve të Evertonit.

Skuadra e Marco Silvas tani radhitet në pozitën e 17-të në tabelën e Premierligës dhe është vetëm tre pikë para zonës së rrezikut për të rënë në Championship, nivelin e dytë të futbollit në Angli.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë