Loading…

Premtim për rritje të subvencioneve për bujqësinë në Drenas

  • 21/11/2016 | 15:24

Premtim për rritje të subvencioneve për bujqësinë në Drenas

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, konsideron se prioritetet e qeverisjes së tij në Drenas janë në linjë të plotë me pritshmëritë e qytetarëve, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

“Komuna e Drenasit ka kushte shumë të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë dhe në skemën mbështetëse, ne do ta përfshijmë edhe përkrahjen për fermerë në inpute bujqësore, shtimin e subvencioneve dhe lehtësimin e kushteve për plasimin e prodhimeve vendore në tregje”, u shpreh me këtë rast Lladrovci.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit konsultativ me qytetarët e Komoranit-lagja Ibriqi, në Negroc dhe Abri të Epërme, të cilët i siguroi që kërkesat e tyre do të mundohet që t’i kthejë në vendime të dobishme për ta.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë