Loading…

‘Premtimet i mori era’: Muratin tha se e “qepi e thesin” e buxhetit, Bajrami i tregon se ku i rrjedh ende

  • 29/03/2023 | 12:45

‘Premtimet i mori era’: Muratin tha se e “qepi e thesin” e buxhetit, Bajrami i tregon se ku i rrjedh ende

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili të martën me një pompozitet të plotë tha se “financat publike janë kthyer në binarë dhe thesi i shqyer është qepur”.


Për thesin e qepur, Bajrami tha se Qeveria Kurti për dy vite i ka dhuruar 98 milionë euro për energjinë elektrike të shpenzuar në veri: 33 milionë euro për vitin 2021 dhe  65 milionë euro për vitin 2022.

Ish-ministrja e Financave u shpreh se ka pasur edhe premtime për disa çështje nga ana e pushtetit të LVV-së por që “i ka marrë era”, transmeton Paparaci.

“Ka pasë premtime edhe për këtë çështje si: ”askujt nuk do t’i paguhet energjia e shpezuar”, por ka kohë që premtimet i ka marrë era”, shkroi ajo të mërkurën në Facebook.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë