Shqiptarët në Preshevë dhe Bujanoc kanë bojkotuar zgjedhjet presidenciale që u mbajtën të dielën.
Liderët e partive shqiptare atje kanë deklaruar se kanë mbetur pas dore nga shteti, dhe se asnjëri kandidat nuk do të votohej nga ta, transmeton lajmi.net
Në 12 kuti të votimit në Preshevë dhe Bujanoc nuk ka pasur anjë fletëvotim.
Zyrtarët shqiptarë një ditë para zgjedhjeve u bënë thirrje qytetarëve që të mos votojnë, pasi kandidatë nuk janë të interesuar për problemet e tyre.
Në Bujanoc sipas rezultateve kanë votuar 15% të qytetarëve, kurse në Preshevëe përqindja e daljes në zgjedhje ishte vetëm 7%
Në zgjedhjet presidenciale, fitues me mbi 55% të votive doli Aleksandr Vuçiq.