Loading…

Presheva kërkon që t’i merret falënderimi që iu dha Vucic’it

  • 03/05/2017 | 15:37

Presheva kërkon që t’i merret falënderimi që iu dha Vucic’it

Zëvendëskryetari i Komunës së Preshevës, Xhelal Mehmeti, ka filluar iniciativën që t’i merret falënderimi kryeministrit serb Aleksandar Vucic të cilin ia ka dhënë pushteti paraprak para dy viteve.


Siç transmetojnë mediet, Mehmeti ka kërkuar nga Kuvendi i Komunës së Preshevës dhe nga kryetarja aktuale e komunës në Preshevë Adita Sinani që të shfuqizojë falënderimin i cili i është dorëzuar Vucic’it më 15 korrik 2015, transmeton gazetametro.net.

“Gjatë mandatit të pushtetit lokal të kaluar, ish kryetari i Komunës Ragmi Mustafa i ka dorëzuar kryeministrit Aleksandar Vucic një falënderim me urime. Qysh nga atëherë, jo vetëm politikanët lokal në Preshevë por edhe ata nga Prishtina dhe Tirana e kanë quajtur këtë gjest si skandaloz”, ka thënë Mehmeti.

Mustafa më 15 korrik 2015 i ka dorëzuar falënderimin e komunës Vucic’it, i cili në atëherë për herë të parë erdhi në vizitë zyrtare në Preshevë me rastin e hapjes së maternitetit jashtë spitalor.

Siç është pretenduar atëherë, falënderimi i është dorëzuar Vucic’it për shkak të kontributit të posaçëm Komunës së Preshevës./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë