Loading…

Presheva shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, presin helikopterë nga Beogradi

  • 05/08/2022 | 22:43

Presheva shpall gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve, presin helikopterë nga Beogradi

Komuna e Preshevës është kapluar nga zjarri në malet e fshatrave Corroticë, Crnotishtë, Shoshajë e Epërme dhe Shoshajë e Poshtme që ka rënë në orët e pasdites, transmeton Gazeta Metro.


Sipas raporteve të fundit nuk ka viktima në njerëz por zjarrfikësit në Preshevë po përpiqen të ndalin zjarrin por nuk po ia dalin pasi është larg mundësive të tyre.

Zjarri ka rënë në afërsi të magjistrales E-75 në mes të Bujanocit dhe Preshevës dhe po digjen rreth 50 hektarë pyll i pishave.

Autoritetet e Komunës kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe kanë njoftuar autoritetet rajonale në Vranjë dhe ato qendrore në Beograd dhe po presin asistencë nga ajri për të shuar zjarrin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë