Loading…

Presidenca: BE’ja të sanksionojë veprimet e Vucic

  • 01/08/2022 | 17:06

Presidenca: BE’ja të sanksionojë veprimet e Vucic

Shefi i kabinetit të Presidencës së Kosovës, Blerim Vela ka deklaruar sot se Bashkimi Evropian duhet të sanksionojë veprimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pas zhvillimeve të fundit nga serbët lokalë në veri.


Ai në një postim në “Twitter” ka shkruar se Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Vladimir Putin për veprimet përshkallëzuese të djeshme në veri të Kosovës.

“Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për të destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin evropian. Është koha që BE të sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.

Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë