Loading…

‘Presidenca blen 950 Euro bredh’, reagon zyra e Osmanit: U blejtën disa bredha dhe gjëra dekoruese

  • 09/12/2021 | 23:52

‘Presidenca blen 950 Euro bredh’, reagon zyra e Osmanit: U blejtën disa bredha dhe gjëra dekoruese

Sot gjatë ditës në media është raportuar se presidentja Vjosa Osmani do ta stolis zyrën për festat e fundvitit në vlerë 950 euro.


Por nga zyra e presidentes e kanë demantuar këtë duke i quajtur lajme lajme tendencioze.

Sipas tyre, nuk bëhet fjalë vetëm për një bredh në vlerë 950 euro por për disa bredha.

“Presidenca, duke përfillur procedurat ligjore të prokurimit ka bërë kërkesë për furnizim me gjëra dekorative duke përfshirë disa bredha, të cilat do të përdoren për dekorimin e Presidencës. Ndaj nuk bëhet fjalë për një bredh prej 950 euro, por furnizim me disa bredha dhe për tërësinë e gjërave dekoruese. Sipas rregullativës ligjore, E-prokurimi kërkon që në titull të kërkesës për furnizim të vendoset produkti me vlerën më të madhe, që në këtë rast janë bredhat, i cili e ka vlerën më të madhe. Siç mund të vërtetohet nga detajet, brenda procedurës janë të përfshira edhe dekorimet e tjera të cilat, së bashku me blerjen e bredhave, e arrijnë këtë shumë”, thuhet në reagim.

Presidenca e Kosovës i shpenzon 950 euro për një bredh dekorativ

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë