Loading…

Presidenca: Bullgaria e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike

  • 30/11/2022 | 14:35

Presidenca: Bullgaria e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike

Bullgaria është shprehur e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike, kështu është thënë nga Presidenca e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut të saj Rumen Radev.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka kërkuar mbështetjen bullgare për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas në NATO, sikurse edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Aty thuhet edhe se Bullgaria është shprehur e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike dhe “të dy palët janë pajtuar që të gjinden modalitetet për bashkëpunim dhe mbështetje nga një grup i përbashkët ndërministror i të dy shteteve.”

Osmani ka folur me presidentin bullgar edhe për gjendjen në veri.

“Teksa ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon e më gjerë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Ajo ka thënë se me zhvillimet e fundit në veri të vendit, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, duke përdorur strukturat e saj ilegale. Megjithatë, sipas Presidentes Osmani Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet në komunikatë.

Më poshtë komunikata e plotë:

Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev: Bullgaria i ofron Kosovës mbështetje në përballje me krizën energjetike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën zyrtare në Bullgari ku po qëndron me ftesë të homologut Rumen Radev, nga i cili është pritur me nderime të larta shtetërore.

Presidentja Osmani i cilësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet të dyja vendeve ndërkaq potencoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e Bullgarisë në procesin e integrimit euroatlantik.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen bullgare për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas në NATO, sikurse edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Teksa ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon e më gjerë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Ajo ka thënë se me zhvillimet e fundit në veri të vendit, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, duke përdorur strukturat e saj ilegale.

Megjithatë, sipas Presidentes Osmani Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke.

Në një pjesë të takimit, Presidentja Osmani e ka folur me homologun Radev për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova, rajoni dhe Evropa, duke u angazhuar për një përgjigje të përbashkët ndaj sfidave në këtë sektor.

Bullgaria është shprehur e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike dhe të dy palët janë pajtuar që të gjinden modalitetet për bashkëpunim dhe mbështetje nga një grup i përbashkët ndërministror i të dy shteteve.

Presidentja Osmani në takim me homologun Radev ka theksuar se Kosova ka shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit dhe si një shoqëri multietnike, e cila i trajton në mënyrë afirmative të gjitha komunitetet.

Në takimin e të dy presidentëve, ndër të tjera është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, arsimit e shëndetësisë, sikurse edhe në sfera të tjera të interesit të dyanshëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë