Loading…

Presidenca i reagon Petkovicit: Kërcënim i hapur për të përdorur forcat policore për të kryer agresion kundër Kosovës

  • 08/12/2022 | 23:55

Presidenca i reagon Petkovicit: Kërcënim i hapur për të përdorur forcat policore për të kryer agresion kundër Kosovës

Shefi i Kabineti të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmanit, Blerim Vela ka reaguar pas deklaratave të Petkovicit, se Serbia do të shqyrtojë dërgimin e 1000 trupave serbe të sigurisë në Kosovë. Vela ka ngritur shqetësimin e tij, ku ka e ka akuzuar Serbinë së është duke bërë veprime të fshehta, shkruan Gazeta Metro.


Në një reagim në Twitter, Vela tha se ky është një kërcënim flagrant për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Kosovës dhe rajon dhe më gjerë.

“Regjimi i Serbisë po kalon nga veprimet e fshehta të dhunshme të strukturave të tij ilegale në Kosovë. Në kërcënimin e hapur për të përdorur forcat policore për të kryer agresion kundër Kosovës. Sipas librit të lojërave të Rusisë, ky është një kërcënim flagrant për të rrezikuar paqen dhe stabilitetin në Kosovës dhe rajon dhe më gjerë”, ka shkruar Vela në Twitter.

Shefi ashtuquajtur i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, tha se Serbia “do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të saj të sigurisë” në Kosovë.

Ky veprim tha se do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Petkovic i bëri komentet mbrëmjen e së enjtes, pak orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka rritur praninë e saj në veri të Kosovës – pjesë e banuar me shumicë serbe. /gazetametro.net

Petkovic: Beogradi do të shqyrtojë kthimin e 1 mijë forcave në Kosovë, sipas ‘Rezolutës 1244 të OKB’së’

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë