Loading…

Presidenca ndan 200 mijë euro subvencione: Vjosa Osmani ‘lëshon dorën’ për vendlindjen

  • 03/12/2021 | 17:47

Presidenca ndan 200 mijë euro subvencione: Vjosa Osmani ‘lëshon dorën’ për vendlindjen

Afër 200 mijë euro subvencione i ka ndarë Zyra e Presidentes për Organizata Joqeveritare dhe për persona fizik. Shuma më e lartë e subvencioneve që i ka ndarë një personi fizik arrin deri në 28 mijë euro. Ndërsa, kryetarja e shtetit duket se i ka kushtuar më shumë rëndësi OJQ-ve nga vendlindja e saj, Mitrovica.


Sipas dokumentit që ka siguruar Demokracia.com, gjithsej 51 persona fizikë dhe OJQ kanë përfituar nga subvencionet e ndara nga Presidenca e Kosovës gjatë vitit 2021.

Shumat që i ka ndarë Zyra e Presidentes variojnë nga shtatë mijë euro dhe deri te më e ulëta që është një mijë euro.

Demokracia.com ka vërejtur se një numër i madh i OJQ-ve përfituese janë të regjistruara në Mitrovicë, vendin ku ka lindur presidentja Osmani.

Nga afër 200 mijë euro të ndara duket se në masë relativisht të madhe janë favorizuar OJQ-të e Mitrovicës.

Zyra e Presidentes i ka ndarë 4100 euro për organizatën “Avancimi i Pozitës së Rinisë dhe Fëmijëve në Kosovë – APRFK”

Po ashtu, subvencion prej 3890 eurosh ka ndarë edhe për Forumin për Shoqëri Civile në Mitrovicë.

Tjetër organizatë nga Mitrovica që ka përfituar 3780 euro nga Zyra e Presidentes është edhe “Business Women Mitrovica”.

Për më tepër, 2000 euro i janë dhënë edhe organizatës “Mitrovica Women Association for Human Rights”.

Ndërkaq, organizata tjetër nga Mitrovica, “Ideas for a Better Youth”, nga Zyra e Presidentes ka përfituar një mijë e 740 euro.

Përfitues i 3000 eurove nga subvencionet e ndara prej Zyrës së Presidentes është edhe “Fondacioni Dhemetra” i regjistruar në Mitrovicë.

Lidhur më subvencionet e ndara gjatë vitit 2021, dje është pyetur edhe Zyra e Presidentes, megjithatë kjo zyre nuk ka kthyer përgjigje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë