Loading…

Presidenca në ‘klimaks’: Zyra e Haxhiut blen klima me tender 1 mijë euro pa konkurrencë

  • 04/06/2026 | 11:54

Presidenca në ‘klimaks’: Zyra e Haxhiut blen klima me tender 1 mijë euro pa konkurrencë

Presidenca e  Kosovës ka nënshkruar kontratë për furnizim me klima dhe servisim të tyre, në vlerë prej 980 eurosh. Kontrata është nënshkruar më 3 qershor 2026, në kohën kur Presidenca drejtohet nga Albulena Haxhiu si ushtruese detyre, shkruan Gazeta Metro.


Teksa temperaturat në Kosovë kanë nisur të rriten bashkë me vapën e qershorit, Presidenca e Kosovës ka vendosur të sigurojë freski për zyrat e saj.

Institucioni që aktualisht drejtohet nga Albulena Haxhiu si ushtruese detyre ka nënshkruar më 3 qershor 2026 një kontratë për furnizim me klima dhe servisim të klimave ekzistuese, në vlerë totale prej 980 eurosh.

Sipas dokumenteve të publikuara, tenderi kishte vetëm një operator ekonomik pjesëmarrës dhe po aq tenderë të përgjegjshëm.

Kontrata iu dha kompanisë “Offishop Group SH.P.K”, ndërsa procedura u mbyll me çmimin e njëjtë sa vlera e paraparë e kontratës.

“Furnizim me klima dhe servisim i klimes . Data e nënshkrimit te kontratës: 03.06.2026      . Numri i tenderëve te pranuar: 1 . Numri i tenderëve te përgjegjshëm: 1 Emri zyrtar: Offishop Group SH.P.K.      Vlera e përgjithshme e kontratës  980.00 euro”.

Në kuadër të kësaj kontrate parashihet furnizimi me dy klima 12K BTU, të pajisura me gypa për ngrohje dhe ftohje, si dhe mbushja me gas R22 e një klime me kapacitet 42K BTU.

Ndërkohë, dokumenti tregon se i gjithë procesi është zhvilluar me vetëm një ofertues në garë, duke bërë që tenderi të përfundojë pa ndonjë garë reale çmimesh. Në fund, Presidenca siguroi klimat dhe servisimin/gazetametro/.

 

Kurti nxehet e flladitet me klima mbi 4 mijë euro, përderisa qytetarët vuajnë nga faturat e larta

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë