Loading…

Presidenti amerikan që përjetoi tmerrin e 11 shtatorit: Lexoni 6 fakte për George Bush

  • 11/09/2019 | 22:52

Presidenti amerikan që përjetoi tmerrin e 11 shtatorit: Lexoni 6 fakte për George Bush

George Walker Bush, është presidenti amerikan që kishte përjetuar tmerrin e 11 shatorit. Ai është një politikan republikan i ShBA’së dhe presidenti i 43’të i vendit. I ati i tij George H. W, trasnmeton Gazeta Metro.


Bush ishte presidenti i 41’t i ShBA-së. Filloi pune si president ne 20 janar 2001. Për t’ju njohur më mirë me jetën e tij Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që s’i keni ditur:

1. Është djali më i madhi i ish presidentit amerikan George H. W. Bush. Para se te zgjidhej si president ka qenë governatori i 46-shtë i Teksasit qe prej 1995. Bush u rizgjodh president në vitin 2004.

2. Pasi mbaroi kolegjin punoi në bizinesin familiar të naftës.

3. Ndërmjet viteve 1968 dhe 1973, Bush shërbeu si pilot për Rojen Kombëtare Ajrore të

4. Bush u martua me Laura Uelsh më 1977. Ata kanë dy vajza binjake, Barbara dhe Xhena, të lindura më 1981.

5. Në muajin e 8 të mandatit të parë qeverisës, ndodhën sulmet terrorriste te 11 shtatorit, gjatë së cilave mbi 3 mijë persona mbetën të vrarë dhe undryshua rrjedha e historisë së Amerikës.

Menjëherë pas këtyre sulmeve, filloi implementimi i politikës së ashtuquajtur “Doktrina Bush” e cila shpalli luftë kundër terrorizmit përmes një fushatë ndërkombëtare ushtarake që kulminoi me luftën në Afganistan në vitin 2001 dhe me luften e Irakut në vitin 2003, gjatë së cilës u mposht regjimi diktatorial i Sadam Husein.

6. Më 10 qershor 2007 George W. Bush bëri nje vizitë zyrtare në Shqipëri ku shpreu qartë mbështetjen e ShBA për pavaresinë e Kosovës.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Laura, u pritën në aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm shqiptar në atë kohë, Lulzim Basha dhe nga deputetët Bamir Topi e Ben Blushi.

Presidenti Moisiu i dha Presidentit Bush dekoratën “Urdhri i Flamurit” për kontributin e tij në mbështetje të çështjes shqiptare./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë