Loading…

Presidenti çek: Nuk më pëlqen Kosova

  • 11/09/2019 | 08:59

Presidenti çek: Nuk më pëlqen Kosova

Presidenti i Republikës së Çekisë, Miloz Zeman ka deklaruar dje në Serbi se atij nuk i pëlqen shteti i Kosovës, shkruan Gazeta Metro.


Zeman i cili po ndodhet në Serbi për vizitë dy ditore, ka befasuar me deklaratat e tij si president i një shteti se nuk i pëlqen Kosova.

Në takimin me Vucicin në aeroportin e Beogradit, Milos Zeman u dëgjua të thotë se “nuk i pëlqen Kosova”

“Më pëlqen Serbia dhe populli serb”, duke shtuar më pas me zë të ulët: “dhe nuk më pëlqen Kosova”, shkruan Gazeta Metro.

Vucic nuk iu përgjigj drejtpërdrejt komentit të Presidentit Zeman, por u përgjigj “faleminderit shumë”.

Ani pse Republika Çeke e njeh pavarësinë e Kosovës, kjo deklaratë nga presidenti i saj vjen fushatës së ashpër që po bën Serbia gjatë këtyre viteve për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë