Loading…

Presidenti dekreton Projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90’ta |Dokument

  • 19/03/2019 | 18:23

Presidenti dekreton Projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90’ta |Dokument

 Presidenti  Thaçi ka dekretuar projektligjin për statusin e punëtorëve të arsimit të viteve të 90’ta , transmeton Gazeta Metro.


Në dekretin e Presidentit Hashim Thaçi të cilin e ka siguruar lajmi.net, thuhet se ky ligj do të hyjë në fuqi nga data e nënshkrimit të tij.

Ndryshe Projektligjit për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, me gjithë debatin e gjatë nga deputetët, ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime.

Punonjësit e arsimit për ato vite do të paguhen për punën e tyre në vlerën nga 19 deri në 95 euro në muaj.

Pas dekretimit që këto ditë pritet ta bëjë presidenti, ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, që rrjedhimisht pagesat do të fillojnë të bëhen gjatë muajit prill të këtij viti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë