Loading…

Presidenti flet për zgjedhjet e parakohshme

  • 03/05/2017 | 12:57

Presidenti flet për zgjedhjet e parakohshme

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për agjencinë e lajmeve Beta, ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme.


Ai ka thënë se, nëse koalicioni qeverisës e sheh të nevojshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, ai si President do të respektoj këtë vendim, por deri tani sipas tij, ende nuk ka një vendim të tillë, përcjellë gazetametro.net.

Duke folur për Demarkacionin, Thaçi ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendime në interes të qytetarëve të saj, dhe sipas tij, kjo barrë bie veçanërisht mbi koalicionin qeverisës që ka vota të mjaftueshme të shtyjë përpara procese dhe vendime të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës, sipas presidentit Thaçi, deri tani kanë treguar se kur duan, dinë të bashkërendojnë veprimet e tyre në Kuvend. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë