Loading…

Presidenti francez tregon se si ndihet kur e sheh një grua të mbuluar

  • 17/04/2018 | 14:03

Presidenti francez tregon se si ndihet kur e sheh një grua të mbuluar

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është përgjigjur se si i duket kur sheh një grua të mbuluar, ai ka shprehur respektin për gjitha këto gra të mbuluar, po ashtu ai kërkoi një gjë të tillë edhe nga populli francez.


Macron duke folur për lirinë e fesë dhe besimit, ai tha se ne duhet të jemi në unitet me to, dhe duhet të i pranojmë ato si të tilla, raporton gazetametro.

“E respektoj dhe gjithashtu ndaj kësaj duhet të tregohet respekt edhe në Francë, nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”

Pyetjes në lidhje me muslimanët dhe mbulesën në vend, ai i është përgjigjur se kryesisht feja islame është përhapur në Francë pas migrimeve dhe lëvizjeve të popullsisë, raporton gazetametro.

“Për Francën kryesisht kjo fe konsiderohet e re. Historikisht Franca ka patur lidhje me katolikët, protestantët dhe hebraikët. Shumë nga bashkatdhetarët tanë kanë frikë nga ky fenomen i ri. Nëse duam të jemi në unitet, duhet të pranojmë lirinë e fesë dhe besimit”, ka theksuar Macron.

Më tej Macron ka nënvizuar se kjo frikë është ushqyer për shkak të rrymave radikale dhe se kjo nuk paraqet Islamin e vërtetë.

Ai duke vënë në dukje se nuk është pro një rregullimi ligjor që do të sillte ndalimin e shamive në Francë, Macron ka përmendur ndryshimet e mënyrës së jetesës tradicionale franceze me fenë islame./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]tametro.net
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë